Qentë endacakë (Ilustrim)

ShSKUK: Tre mjekë u sulmuan nga qentë endacakë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka deklaruar se vetëm në 24 orët e fundit janë sulmuar tre mjekë nga qentë endacak.

Sipas ShSKUK, dy nga këta mjekë janë sulmuar në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe një jashtë QKUK-së.

Në njoftim është thënë se tre mjekët kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor.

“ShSKUK ka kërkuar dhe  në vazhdimësi dhe kërkon nga organet kompetente që të trajtojnë me prioritet çështjen e  qenve endacak brenda oborrit të QKUK-së”, është thënë tutje.

KALLXO.com ka raportuar sot gjatë ditës lidhur me këto sulme.

Në një bisedë telefonike, Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla kishte konfirmuar se njëri nga mjekët si pasojë e sulmit ka pësuar, sipas tij, lëndime goxha të rënda trupore.

Sulmohet nga qentë endacakë një doktoreshë në oborrin e QKUK-së