ShSKUK thotë se do të marrë masa ndaj infermieres që keqinformoi prindërit për ndërrim të foshnjave

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se do të marrë masa ndaj infermieres së Klinikës së neonatologjisë, e cila lajmëroi familjarët gabimisht dhe shtyu në dyshime për ndërrim të foshnjeve.

ShSKUK-ja ka deklaruar se vetëm mjekët, shefat e reparteve, apo drejtorët e klinikave që përcjellin gjendjen shëndetësore të pacientëve, mund të japin informacione në lidhje me pacientët por jo infermieret dhe punonjësit e tjerë që nuk janë marrë direkt me trajtimin e rastit.

“Menaxhmenti i Klinikës së Neonatologjisë ka kërkuar deklaratat me shkrim nga i gjithë stafi kujdestar dhe rasti do të procedohet më tutje, sipas legjislacionit në fuqi”- thuhet në deklaratën e ShSKUK-së.

Sipas ShSKUK-së, deri të ngatërrimi i infermieres ka ardhur pasi në të njëjtën kohë ka pasur edhe një lindje tjetër, infermierja e Klinikës së Neonatologjisë ka dhënë informatë jo të autorizuar duke ngatërruar rastet, keq-infromuar prindërit.

KALLXO.com raportoi sot për deklaratën e drejtorit të Klinikës Gjinekologjike, Zef Ndrejaj, i cili mohoi gjithashtu se janë ndërruar foshnjat.

Drejtori i Gjinekologjisë në QKUK: Nuk është ndërruar asnjë foshnje