ShSKUK: Spitali i Vushtrrisë nuk ka pacientë me COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka bërë të ditur se në Spitalin e Vushtrrisë nuk ka asnjë  pacientë që po trajtohen nga COVID-19.

ShSKUK ka njoftuar se në spitalet e tjera dhe klinikat COVID të QKUK-së janë duke u trajtuar 81 pacientë, 29 nga ta të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 55 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Tutje thuhet se në QKUK janë të shtrirë 61 pacientë, 13  të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 3 në gjendje të rënduar dhe 42  me oksigjeno-terapi.

Ndërkaq, ky është numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave Klinika Infektive, 13  pacientë; Klinika e Pulmologjisë, 29 pacientë+ 19 pacientë post-covid  në Klinikën Infektive; Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 20  pacientë; 16  të konfirmuar pozitivë; 13 me oksigjeno-terapi;

Kurse, numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme; Spitali i Prizrenit, 1 pacient; Spitali i Gjakovës, 1  pacient; Spitali i Pejës, 2 pacientë; Spitali i Gjilanit, 15  pacientë; Spitali i Mitrovicës, 1  pacient; Spitali i Vushtrrisë, nuk ka pacientë.