COVID-19

ShSKUK: Shtatë pacientë me COVID-19 janë me oksigjeno-terapi

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se në këtë institucion shëndetësor po trajtohen 11 pacientë nga COVID-19, kurse në spitalet e përgjithshme po trajtohen dy pacientë me këtë virus.

“Me oksigjeno-terapi janë 7 pacientë, kurse në mjekim intensiv po trajtojhen 2 pacientë” është thënë në këtë njoftim.

Sipas këtij raporti,në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po trajtohen 9 pacientë, prej të cilëve 5 janë të konfirmuar me COVID-19, kurse 4 të tjerët tashmë të negativizuar nga ky virus (post-COVID-19).

Sipas numrit të pacientëve nëpër klinikat dhe spitalet e përgjithshme është bërë e ditur se 6 pacientë po trajtohen në Klinikën Infektive, 2 të tjerë në mjekimi intensiv të Klinikës Infektive, kurse në Spitalin e Gjakovës janë 2 pacientë.

Gjatë së mërkurës nga raporti 24 orësh i IKSHPK është bërë e ditur se numri i rasteve aktive me COVID-19 është 650, kurse gjatë ditës së djeshme prej 1,039 testimeve të kryera, 40 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me këtë virus.