Klinika Infektive QKUK - FOTO KALLXO - Mars 2020

ShSKUK: Sallat kirurgjike në QKUK nuk janë mbyllur

Shërbimi Spitalor Universitar i Kosovës ka njoftuar se asnjë nga sallat e kirurgjisë brenda hapësirave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nuk janë mbyllur.

“Shërbimi spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, njofton se asnjë nga sallat e operacionit në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale nuk është mbyllur”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Edhe për kundër angazhimeve në objektin e Mjekësisë Sportive, ku po trajtohen pacientët e infektuar me COVID-19, ShSKUK thotë se puna ka vazhduar edhe në sallat e tjera pran QKUK-së.

“Sipas njoftimeve nga dy klinikat, por edhe nga Klinika Anesteziologjisë me Mjekim Intensiv programi operativ është realizuar sipas planifikimit. Përkundër faktit se anesteziologët janë angazhuar në njësinë intensive të objektit Mjekësisë Sportive, sallat kanë vazhduar të punojnë normalisht, meqë Klinika e Anesteziologjisë ka mbajtur vazhdimisht anestezionin në këto salla”, thuhet në njoftim.