ShSKUK pranon donacion me maska e denzifektues nga Gjermania

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe Ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde morën  pjesë sot në ceremoninë e dorëzimit në IKSHPK të një kontingjenti të pajisjeve mbrojtëse personale profesionale, dedikuar SHSKUK-së dhe institucioneve shëndetësore si përgjigje kundër Covid-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, kontigjenti që përmban 17 mijë maska respirator FFP2, 5500 pako me dorëza nitrile të madhësive të ndryshme dhe 3700 litrave me dezinfektues, është financuar nga autoritetet e shtetit të Gjermanisë.

Ministri Zemaj për këtë donacion ka vlerësuar kontributin e shtetit të Gjermanisë dhe të vet BE-së në asistencën dhënë Kosovë për luftimin e Covid-19, teksa ka thënë se Ministria e Shëndetësisë dhe profesionistët shëndetësor të Kosovës janë mirënjohës për këtë përkrahje të cilën do ta manifestojnë me angazhim konkret kundër Covid-19.

Ndërsa Ambasadori  Rohde tha se ky është një kontribut nga shteti gjerman për popullin e Kosovës dhe profesionistët shëndetësor, ndërkohë që këshilloi qytetarët që t’u përmbahen udhëzimeve dhe të zbatojnë masat e Qeverisë për t’u mbrojtur nga Covid-19.