Trajtimi i pacientëve me sëmundje të zemrës | Foto: ShSKUK

SHSKUK: Pacientët me probleme në zemër për dy ditë do të trajtohen në mbikëqyrje të ekspertëve të jashtëm

Për dy ditë me radhë nw Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), në Klinikën e Kardiologjisë do të kryhen raste të studimit elektrofiziologjik të zemrës.

Ushtruesja  e detyrës së drejtoreshës së SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu Raçi  ka premtuar angazhim për institucionalizim dhe bashkëpunim me ekspertë të jashtëm, ku sipas saj trajtimi do të iu ndihmojë pacientëve të shërohen.

“Përparësia e trajtimit të tyre me këtë procedurë moderne, teknologjinë bashkëkohore dhe ekspertizën profesionale qëndron në faktin se shumica e këtyre pacientëve arrijnë të shërohen plotësisht”- ka thënë Zejnullshu Raçi.

Tutje ajo ka treguar që sot dhe nesër do të kryhet studimi elektrofiziologjik tek disa me rrahje të shpejta të zemrës dhe me potencial përkeqësimi.

Këto sëmundje kardiologjike janë mjaft të shpeshta në popullatën tonë dhe prekin zakonisht moshat e reja dhe mesatare.