ShSKUK: Pacientët me COVID-19 nuk janë të rrezikuar në klinikën e Mjekësisë Sportive

Zyra për medie e SHSKUK-së në një komunikatë për media kanë pohuar se nuk ka rrezik të pacientëve në klinikën e Mjekësisë Sportive ku aktualisht janë duke u trajtuar disa pacientë pozitivë me COVID-19.

Sipas komunikatës sistemi i oksigjenit në Klinikat e QKUK-së dhe në objektin e Mjekësisë Sportive është nën monitorim dhe​ mbikëqyrje të vazhdueshme nga ekipet​ e sektorit teknik dhe nuk ka pasur rrezikim të jetës së pacientëve.

SHSKUK ka kërkuar nga mediet që të jenë të kujdesshme në raportimet e tyre në lidhje më këtë çështje dhe mos të krijohet panik në opinion.

Ndërsa ka siguruar qytetarët se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për trajtim profesional të pacientëve me Covid-19 dhe furnizimi me oksigjen në klinika ​ është stabil. ​