ShSKUK: Nuk do të kryhen operacione jo-urgjente

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar njofton të gjithë qytetarët se bazuar në Qarkoren Informative të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për t’u mbrojtur nga Covid-19, ka pezulluar, deri në një vendim tjetër, punën në ambulanca specialistike dhe ka ndërprerë  programin elektiv (jo urgjent) të operacioneve dhe procedurave tjera terapeutike dhe diagnostike.

Sipas njoftimit, do të trajtohen vetëm rastet emergjente.

Ky vendim vlen deri në një vendim tjetër.