ILUSTRIM

ShSKUK në kundërshtim me ligjin nënshkroi 9 kontrata pa pasur buxhet

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka nënshkruar nëntë kontrata pa zotim paraprak të mjeteve për vitin aktual fiskal.

Sipas Zyrës Kombëtare të Auditorit, vlera totale e zotimit për vitin fiskal 2020 do të duhej të jetë 1 milionë e 762 mijë e 486 euro.

raport po ashtu thuhet se kjo kishte ndodhur për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia.

Sipas ZKA-së, nënshkrimi i këtyre kontratave publike kornizë në mungesë të zotimit të mjeteve është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi dhe rrezikon mos përmbushjen e kontratës apo zbatimin e vonshëm të saj.

Auditori ka rekomanduar bordin drejtues dhe drejtorin e përgjithshëm se duhet të sigurojnë se asnjë kontratë nuk nënshkruhet pa zotimin paraprak të mjeteve për vitin aktual fiskal.

Sipas nenit 15.5 të Rregullës Financiare 01/2013, “Asnjë kontratë nuk duhet të nënshkruhet pa zotim të gjeneruar nga SIMFK për vitin aktual fiskal. Zotimi i gjeneruar nga SIMFK është pjese përbërëse e kontratës”.