Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

ShSKUK me sqarim rreth rrëzimit të 4-vjeçarit nga shkallët e Klinikës Kirurgjike

KALLXO.com raportoi para disa minutash se një fëmijë sot rreth orës 11:30 është rrëzuar nga shkallët e një klinike në QKUK në Prishtinë.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka sqaruar se një prind vizitor, derisa po vizitonte një të afërm në objektin e klinikave kirurgjike, kishte me vete një fëmijë të moshës rreth 4 vjeçare, i cili ka rrëshqitur në shkallë.

ShSKUK ka thënë se ekipet mjekësore kanë reaguar menjëherë, duke i ofruar tretmanin e nevojshëm mjekësor fëmijës.

“Në lidhje me shkrimet që po qarkullojnë në medie se është rrëzuar një fëmijë në Klinikën e Pediatrisë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës sqaron se rasti nuk ka ndodhur në Klinikën e Pediatrisë. Një prind vizitor, derisa po vizitonte një të afërm në objektin e klinikave kirurgjike, kishte me vete një fëmijë të moshës rreth 4 vjeçare, i cili ka rrëshqitur në shkallë. Ekipet mjekësore kanë reaguar menjëherë, duke i ofruar tretmanin e nevojshëm mjekësor fëmijës, i cili  pastaj është dërguar për ekzaminime shtesë në Klinikën Emergjente, ku edhe po merr trajtimin e mëtejmë mjekësor”, thuhet në reagimin e këtij institucioni.