Foto: REL

ShSKUK: Më shumë pacientë të shtrirë me post-COVID, se me COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 48 pacientë, 15 janë me COVID-19 dhe 33 janë post-COVID.

Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.

Në Klinikën Infektive janë të shtrirë 6 pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë janë 8 pacientë post-COVID-19, 5 pacientë në Spitalin e Pejës, 7 në Spitalin e Gjakovës dhe dy pacientë në Spitalin e Ferizajt.