Valbon Krasniqi, Drejtor i ShSKUK-së FOTO-REL

ShSKUK kërkon nga KQZ-ja t'ua mundësojë votimin pacientëve të shtrirë në klinika

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka shprehur shqetësimin e pacientëve të shtrirë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, se nuk po u mundësohet të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“ShSKUK, sipas kërkesës së KQZ, ka dorëzuar me kohë në KQZ të gjitha listat me pacientët e shtrirë në klinika dhe spitale, duke paralajmëruar KQZ-në, se shumë nga pacientët do të lirohen deri në ditën e zgjedhjeve dhe do hospitalizohen pacientë të tjerë”, thuhet në njoftim.

ShSKUK ka kërkuar nga KQZ-ja që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të mundësuar votimin e pacientëve të shtrirë në klinika dhe spitalet e përgjithshme, poshtu ta mundësojë edhe votimin e stafit shëndetësor që sot janë në vendet e tyre të punës.

Sot mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë