Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

ShSKUK: Kemi rënie të numrit të spitalizuarve të pacientëve me COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik Univeritar i Kosovës ka njoftuar se ka një rënie të ndjeshme të pacientëve me COVID-19 që po marrin trajtim spitalor.

ShSKUK ka njoftuar se gjithsej në trajtim mjëksor janë 319 pacientë, 265 nga ta me oksigjeno-terapi dhe 45 të tjerë në gjendje më të rëndë.

Ndërsa numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe në spitalet e përgjithshme është:

Klinika Infektive, 69 pacientë

Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive), 36 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-COVID-19

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 18 pacientë

Spitali i Prizrenit, 23 pacientë

Spitali i Gjakovës, 22 pacientë

Spitali i Pejës, 63 pacientë

Spitali i Gjilanit, 28 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë

Spitali i Ferizajt, 23 pacientë