Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

ShSKUK: Katër pacientë me COVID-19 në kujdes intensiv

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat COVID-19, në QKUK, por edhe në spitalet e përgjithshme, trajtim mjekësor nga COVID-19 po marrin 56 pacientë.

Prej tyre, 27 me oksigjeno-terapi dhe 4 në kujdes intensiv mjekësor.

ShSKUK ka bërë të ditur tutje se numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme është si vijon: Klinika Infektive, 10  pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 21 pacientë post-covid-19, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient, Spital i Pejës, 4 pacientë, Spitali i Gjakovës, 8 pacientë, Spitali i Gjilanit, 1  pacient, Spitali i Mitrovicës, 7  pacientë, Spitali i Ferizajt, 4 pacientë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 428.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.549.215 doza të vaksinës.

Deri të mërkurën, 712.793 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.