ShSKUK hap konkurs për drejtorë të spitaleve dhe qendrave të shëndetit mendor

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka hapur konkurs për drejtorë të spitaleve rajonale.

Përmes konkursit të hapur më 31 dhjetor, ShSKUK po synon të zgjedhë drejtorët për spitalet e Gjilanit, Gjakovës, Pejës, Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Ferizajt.

Në këtë konkurs po ashtu bëhet thirrje për aplikim edhe për drejtor të Qendrës Kombëtare të Telemjekësisë, drejtor të Qendrës të Mjekësisë së Punës në Gjakovë, drejtor të Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive, drejtor të Qendrës Qendrës për Integrim dhe Rehabilitimin e të Sëmurëve Kronikë Psikiatrikë në Shtime, si dhe shtatë drejtorë për qendrat të shëndetit mendor me shtëpitë për integrim në bashkësi në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjakovë, Gjilan dhe Ferizaj.

Konkursi është i hapur 30 ditë nga dita e publikimit në webfaqen e SIMBNJ, e dorëzimi i aplikacioneve 8 ditë nga data 31 janar deri më 7 shkurt.

KËTU i gjeni detajet e konkursit.