ShSKUK hap konkurs për drejtorë të disa klinikave

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka hapur konkurs për drejtorë të klinikave të Kirurgjisë Abdominale, Reumatologjisë, Hematologjisë.

Gjithashtu SHSKUK ka hapur konkurs për drejtor të Shërbimit të Mjekësisë Nukleare.

Sipas njoftimeve për konkurs afati për aplikim është 15 ditë nga data e hapjes së konkursit që është 5 maji.

Në njoftimin për konkurs po ashtu thuhet, se të drejtë aplikimi kanë të gjitha kandidatët e interesuar që janë të punësuar brenda Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. Pra, sipas njoftimeve, ky konkurs do të jetë i brendshëm.

Koeficienti i pagës për të punësuarit në këtë pozitë është 10.80 kurse mandati i  tyre do të jetë tri vjet.

Aplikantët për këtë pozitë duhet të kenë 5 vite përvojë pune në lëminë përkatëse ndërsa duhet të kenë kualifikim specialistik, me thirrje akademike ose shkencore.

ShSKUK ka njoftuar se në mungesë të kandidatëve me thirrje akademike- shkencore, drejtorët e njësive të QKUK zgjidhen nga radhët e specialistëve të lëmive përkatëse.

KALLXO.com ka kërkuar informacione shtesë nga ShSKUK në lidhje me këtë konkurs dhe është në pritje të përgjigjes së tyre.