ShSKUK hap konkurs për 30 infermierë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se do të pranojë 30 infermierë.

Sipas njoftimit për konkurs, 15 infermierë do të pranohen me nivel të shkollimit Bachelor, kurse 15 të tjerë me nivel të mesëm të shkollimit.

Aplikimet për këtë konkurs do të fillojnë me 27 qershor ndërsa do të përfundojë me 4 korrik 2022.

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet në bazë të kritereve të shkollimit të kërkuar në konkurs kurse për të gjithë kandidatët kërkohet: të jenë shtetas të Kosovës, të kenë zotësi për të vepruar, të zotërojnë njërën nga gjuhët zyrtare në pajtim me Ligjin për Gjuhët, të jenë të aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën, të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e ndonjë vepre penale me dashje, të mos kenë masë disiplinore për largim nga ndonjë pozitë e zyrtarit publik si dhe të kalojnë me sukses procedurat rekrutuese të konkursit.

Detajet e konkursit mund t’i gjeni në këtë LINK.