Klinika Infektive QKUK - FOTO KALLXO - Mars 2020

ShSKUK: Gruaja që vdiq sot në Klinikën Infektive rezultoi negativ më COVID-19

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar rreth një gruaje që ka vdekur sot në Klinikën Infektive.

Sipas njoftimit, gruaja ka rezultuar negativ në testin me COVID-19.

“Pacientja 74 vjeçare, e cila ka vdekur sot në kuadër të Klinikës Infektive ka rezultuar negative në testet e fundit, pra ka qenë e shëruar nga Covid-19, por ka vazhduar mjekimin pasi ka pasur probleme të tjera shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se gjatë ditës së sotme nuk ka asnjë pacient të vdekur nga sëmundja COVID-19.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), sqaron se informatat e publikuara nga disa portale, se në Klinikën Infektive kanë vdekur dy pacientë të diagnostikuar me Covid-19, nuk qëndrojnë. Klinika Infektive e QKUK-së, njofton se asnjë nga pacientët me Covd-19 nuk ka vdekur në këtë klinikë dhe informatat e publikuara pa verifikim paraprak nga klinika nuk janë të vërteta”, thuhet në fund të njoftimit.

Sot gjatë ditës disa media raportuan se kanë vdekur dy pacientë nga COVID-19 por lajmet i ka demantuar Ministria e Shëndetësisë.