ShSKUK furnizohet me serum kundër kafshimit nga gjarprinjtë
02.6.2021 - 13:52
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës është furnizuar me serum kundër kafshimit nga gjarprinjtë.
Kështu ka njoftuar ShSKUK përmes një publikimi në Facebook.
“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, njofton qytetarët se klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës si dhe spitalet e përgjithshme rajonale, janë furnizuar me sasi të mjaftueshme me serum kundër të kafshimit të gjarprit – Antivenom Imunoglobulin”, thuhet në njoftim.