ShSKUK furnizohet me ilaçin "Remdesivir"

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se është furnizuar me ilaçin “Remdesevir”.

Furnizimi me këtë ilaç, që përdoret për pacientët me COVID-19 është bërë nga Ministria e Shëndetësisë.

SHSKUK potencon se kjo është hera e parë që furnizohen me “Remdesivir” që nga fillimi i pandemisë COVID-19, në Kosovë.

Sipas tyre, nga sot pacientët nuk do të kenë nevojë të blejnë më këtë ilaç.

Ministria e Shëndetësisë ka blerë 7,920 njësi “Remdesivir” që do të shpërndahen nga sot në të gjitha spitalet e përgjithshme dhe në klinikat e QKUK-së.