ShSKUK ankohet për mungesë të infermierëve
Drejtori i Sherbimit Spitalor Klinik Universitar tw Kosovës (ShSKUK) në takimin e Komitetit për Vlerësimin e Situatës me COVID-19, tha se janë keq me numrin e infermierëve.
“Qëndrojmë keq me infermierë dhe kemi nevojë edhe për më shumë për shkak të situatës, ndërsa për pjesën tjetër të resurseve humane, qëndrojmë mirë dhe po presim specializantët qe të japin kontributin e tyre”, tha Krasniqi.
Ai ka treguar edhe se në cilat spitale është ngarkesa më e madhe.
“Ne kemi një plan që të përgjigjemi për një situatë tjetër të personave që do të kenë nevojë për trajtim, për të gjithë qytetarët e Kosovës. Situata me të hospitalizuar është më e ngarkuar në Spitalin e Prizrenit dhe atë të Gjakovës. Spitalet tjera qëndrojnë mirë”, ka thënë Krasniqi.
Fillon trajtimi me plazmën konvalescente në Klinikën Infektive në QKUK