ShSKUK: 94 pacientë me COVID-19 në spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 94 pacientë janë të shtrirë në klinikat për COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme të Kosovës.

“23 të konfirmuar Covid-19 pozitivë 55 me oksigjeno-terapi dhe 1 në gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Tutje është bërë e ditur se në QKUK janë 82 pacientë të shtrirë, 14 prej tyre me COVID-19.

“Klinika Infektive, 32 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 49 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente. Në spitalet e përgjithshme, 12 pacientë, 9 prej tyre Covid-19 pozitivë, 8 me oksigjeno-terapi, Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Vushtrrrisë, 1 pacient, Spitali i Gjilanit, 9 pacientë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.