Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

ShSKUK: 65 pacientë po trajtohen për COVID-19, tre në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se sot janë duke u trajtuar vetëm 65 pacientë në klinika dhe spitale për COVID-19.

Bazuar nga raportimet që kanë bërë këto njësi, në trajtim janë 65 pacientë, 25 nga ta të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 43 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 43  pacientë, 12  të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 3 në gjendje të rënduar dhe 31  me oksigjeno-terapi, 1 në gjendje të rënduar.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 12  pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 31 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22  pacientë: 2 në gjendje të rënduar, 13 të konfirmuar pozitivë, 12 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit – 4 pacientë, Spitali i Gjakovës – 2  pacientë, Spitali i Pejës – 6 pacientë, Spitali i Gjilanit – 2  pacientë, Spitali i Ferizajt nuk ka, Spitali i Mitrovicës – 6  pacientë, Spitali i Vushtrrisë – 2 pacientë.