ShSKUK: 421 pacientë po marrin trajtim për COVID-19

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, trajtim mjekësor nga COVID-19 po marrin 421 pacientë.

Prej tyre 347 me oksigjeno-terapi dhe 40 në gjendje të rënduar shëndetësore në mjekim intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme është: Klinika Infektive – 75 pacientë; Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) – 41 pacientë; Klinika e Pulmologjisë – 62 pacientë; Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive – 20 pacientë; Klinika e Gjinekologjisë – një paciente; Klinika e Pediatrisë – një pacient; Spitali i Prizrenit – 32 pacientë; Spitali i Gjakovës – 27 pacientë; Spitali i Pejës – 72 pacientë; Spitali i Gjilanit – 36 pacientë; Spitali i Vushtrrisë – 4 pacientë; Spitali i Mitrovicës – 21 pacientë dhe Spitali i Ferizajt – 29 pacientë.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 133 raste pozitive me COVID-19 dhe dy raste të vdekjes.

Aktualisht janë 6,077 raste aktive me COVID-19 në Kosovë.