Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

ShSKUK: 214 pacientë të shtrirë në klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 214 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas ShSKUK-së, 147 janë të konfirmuar COVID-19 pozitivë, 139 janë me oksigjeno-terapi dhe 5 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në QKUK, janë të shtrirë 96 pacientë, 57 prej tyre janë COVID-19 pozitivë dhe 77 pacientë me oksigjeno-terapi. Sipas ShSKUK-së, në Klinikën Infektive janë të shtrirë 55 pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 38 pacientë dhe në Klinikën e Pediatrisë janë të shtrirë 2 pacientë.

Në njoftim po ashtu bëhet e ditur se në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 112 pacientë, 90 prej tyre COVID-19 pozitivë kurse 62 me oksigjeno-terapi.

Spitali i Prizrenit ka 19 pacientë, Spitali i Gjakovës 48 pacientë, Spitali i Pejës 19 pacientë, Spitali i Gjilanit 20 pacientë, Spitali i Mitrovicës 8 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë 4 pacientë.