ShSKUK: 171 pacientë të spitalizuar me COVID-19

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës, 171 pacientë janë të spitalizuar nga COVID-19, prej tyre 166  të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 5 të negativizuar, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Sipas njoftimit, 129 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në mjekim intensiv janë 10 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme, është: Klinika Infektive, 65 pacientë, Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 10 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 9 pacientë, Spitali i Prizrenit, 16 pacientë, Spitali i Gjilanit, 11 pacientë, Spitali i Pejës, 14 pacientë, Spitali i Gjakovës, 17 pacientë, Spitalit Mitrovicës, 5 pacientë, Spitali i Ferizajt, 16 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient.

Në total numri i rasteve aktive me coronavirus në Kosovë është 12 mijë e 651.