Ilustrim

ShSKUK: 132 pacientë me COVID-19 janë me oksigjeno-terapi

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se 196 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Klinikat COVID-19 dhe në spitalet e përgjithshme.

ShSKUK po ashtu ka bërë të ditur se me oksigjeno-terapi janë 132 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 4 pacientë,

Tutje është bërë e ditur se në Klinikën Infektive janë 78  pacientë.

“Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 4  pacientë, Klinika e Pediatrisë, 11 pacientë, Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 13 pacientë”, është thënë më tej në njoftim.

Ndërsa, në Spitalin e Gjakovës dhe Mitrovicës janë nga 20 pacientë me COVID-19 duke u trajtuar.

“Spitali i Pejës, 11 pacientë, Spitali i Prizrenit, 13  pacientë, Spitali i Ferizajt, 9 pacientë, Spitali i Gjilanit, 17 pacientë”, përfundon njoftimi.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, 33 mijë e 952 qytetarë janë aktiv me COVID-19 në vendin tonë.

Gjatë ditës së djeshme nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID-19, kurse 3 mijë e 628 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.