Shqyrtohen aplikacionet për anëtarë të bordit të Ankesave të KPM-së

Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave të KPM-së ka shqyrtuar aplikacionet e gjashtë kandidatëve të cilët kanë aplikuar për këtë pozitë.

Katër nga personat që kanë aplikuar për anëtarë të Bordit të Ankesave do të vazhdojnë me procedurën e intervistimit, të cilët janë: Dren Salihu, Qëndresa Beqiri Murati, Shefki Berisha dhe Sabrie Abazi.

Ndërsa, Mualiq Muharremi dhe Ardian Efendia janë diskualifikuar për shkak se nuk kanë përmbushur kriteret e konkursit.

Të gjithë anëtarët e pranishëm të  komisionit Ad hoc kanë votuar pro që intervistimi i kandidatëve të bëhet të premten, 25 mars.

Në këtë pozitë do të zgjidhet vetëm një anëtar.

KPM i ka dy organe vendimmarrëse, Komisionin e KPM-së që përbëhet nga 7 anëtarë, të cilin e zgjedh Kuvendi i Kosovës dhe bordin e Ankesave që përbëhet nga tre anëtarë të cilët po ashtu i zgjedh Kuvendi i Kosovës.