Shqiptari i vë flakën vetes para Parlamentit Europian

Një shtetas shqiptar i ka vënë flakën vetes pasditen e sotme përpara Parlamentit Europian në Strasbourg të Francës.

Sipas mediave franceze ai u lye me benzinë e më pas i vuri flakën vetes, raporton oranews.

Stafi i sigurisë dhe zjarrfikësit në detyrë pranë godinës së Parlamentit i erdhën në ndihmë shqiptarit për t’i shuar flakën.

Pavarësisht ndihmës ai pësoi djegie në fytyrë dhe në duar. Autoritetet nuk bëjnë ende me dije se cili ishte shkaku i këtij veprimi si dhe identitetin e tij. Ai kishte me vete një valixhe me pasaportën brenda.

Sipas “DNA.fr” 39 vjeçari shqiptar duhet të largohet nga Franca, pasi të rikuperohet./21Media