Akrobatja Fiona Rushiti mbi liqenin e Badovcit; Fotografi nga videoja e RTV Dukagjinit

“Shqiponja e shqiptarëve” Fiona Rushiti, performon mbi Liqenin e Badovcit

Akrobatja nga Shqipëria, Fiona Rushiti për nder të Pavarësisë së Kosovës ka realizuar performancë me motive kombëtare, në ajër dhe pa rrypa të sigurisë  mbi Liqenin e Badovcit.

Rushiti këtë performancë e ka bërë në vinç, me kostum të përbërë nga dy flamujt ai i Kosovës dhe i Shqipërisë.

Ajo për RTV Dukagjinin ka thënë se arsyeja pse e ka realizuar këtë performancë është që të tregoj bashkimin e shqiptarëve krahas simboleve të ndryshme shtetërore.

“Duke qenë vajza e parë shqiptare akrobate pse jo të prek të gjitha trevat ku ka shqiptarë dhe vendosa të vij në Kosovë për Pavarësinë e Kosovës. Duke qenë që ne tani me të vërtetë kemi flamuj të ndryshmëm por ne jemi shqiptarë” u shpreh Rushiti.

 Sipas saj, është shumë e shëmtuar që të ndahemi si shqiptarë të Kosovës dhe shqiptarë të Shqipërisë.

“Prandaj në bazë të veshjes time vendosa që ne edhe m flamut ndryshe jemi të gatshëm ta ndihmojmë njëri-tjetrin” tha ajo.

Ndërsa për guximin e saj në realizimin e performancës në ajër pa masa mbrojtëse, ajo tha se është sfieduese, ka adrenalinë dhe e ndjen sigurinë e duarve të saj.

Kurse për komentet që ka marrë në lidhje me profesionin e saj, Rushi tha që komenti më i mirë ka qenë pesudonimi “Shqiponja e shqiptarëve.”