Shqipëria siguron edhe mbi 31 mijë doza të vaksinës "Pfizer"

31,590 doza të tjera të vaksinës “Pfizer” kanë mbërritur sot në Aeroportin “Nënë Tereza” në Shqipëri.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai shtoi se këto doza e çojnë  në 1,982,130 numrin e vaksinave anti – COVID-19 të siguruara nga Shqipëria.

Ministria e Shëndetësisë sot ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë infektuar me COVID-19 502 persona.

Po ashtu kanë humbur jetën edhe 4 qytetarë, derisa numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 2,519.