Shqipëria siguron edhe 50 mijë vaksina Sputnik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se Shqipëria do të furnizohet edhe me 50 mijë doza të tjera të vaksinës kundër COVID-19.

“Sapo kemi arritur marrëveshjen për të sjelllë në Shqipëri 50.000 doza të tjera të vaksinës Sputnik brenda 10 ditëve”, ka shkruar Rama.

Rama tutje në postimin e tij ka thënë se do të fitojnë luftën kundër COVID-19 me këmbngulje dhe forcën e karakterit.

“Ne do ta fitojmë këtë luftë me forcën e karakterit e të kembënguljes sonë dhe do ta lemë shpejt pas tunelin e pandemisë, ku drita e daljes sa vjen e zmadhohet”, ka shkruar Rama.

Rama më 31 mars ka bërë të ditur se Shqipëria ka siguruar edhe 50 mijë vaksina të tjera AstraZeneca.

Rama: Kemi siguruar 50 mijë vaksina të tjera Astrazeneca