Shqipëria siguron 500 doza të vaksinës kundër COVID-19 për punëtorët shëndetësorë të Kosovës

Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka ftuar punëtorët shëndetësorë në Kosovë që të marrin vaksinat anti COVID-19, në qytetin e Kukësit.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla.

Ai përmes një njoftimi, ka thënë se numri i tyre fillimisht është 500 doza.

“Federata së bashku me menaxhmentin  ka filluar të përpilojmë listat , kuptohet së pari për punëtorët që janë në vijën e parë të frontit me COVID-19”.

Syla gjithashtu ka bërë të ditur se do të udhëtojë në Tiranë, për detajet tenike për realizimin e procesit, ndërsa sipas tij, transporti deri në Kukës do ta organizoj vetë Federata Sindikale e Shëndetësisë.

Kujtojmë që Kosova vazhdon të mos jetë e furnizuar me vaksina anti-COVID-19. Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ditë më parë ka thënë se dozat e para të vaksinës do të mbërrijnë në fund të marsit.