Shqipëria pezullon qiratë për dyqanet, studentët dhe familjet e prekura nga COVID-19

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se do të anulojë qiratë mujore për bizneset e vogla dhe për familjet, anëtarët e të cilëve humbën vendet e punës gjatë bllokimit të pandemisë dhe studentët që jetojnë me qira.

Sipas publikimit të Ramës, qiradhënësve u ndalohet t’u kërkohet qiraja nga këto kategori, ndryshe do të gjobiten me pesëfishin e shumës së qerasë.

Më poshtë njoftimi i plotë i Ramës.

Me aktin normativ për masat e veçanta do të ndalohen pagesat e qirave nga ana e bizneseve të vogla dhe familjarëve të regjistruar në punë, që kanë ndaluar punën për shkak të luftës! Kush ka humbur punën në të zezë dhe ka këtë hall, mund të përfitojë nga kjo masë vetëm duke denoncuar punëdhënësin! Kjo masë mbështetëse vlen edhe për studentët që jetojnë me qira! Qiradhënësit do të ndalohen t’u kërkojnë pagesën mujore këtyre subjekteve ose do të penalizohen me gjobë sa pesëfishi i vlerës së qerasë përkatëse! Për çdo rast presioni nga qiradhënësit, subjektet qiramarrës të dy kategorive të mësipërme, të drejtohen në faqen online të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve! Qiradhënësit nga ana e tyre janë të mirëpritur të depozitojnë çdo ankesë të mundshme në të njëjtën faqe online të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ku janë të lutur të bashkëngjisin kontratën me qiramarrësin. *kjo luftë kërkon medoemos që kushdo ka një mundësi më shumë, të solidarizohet me fakte jo me fjalë, për këdo që s’ka asnjë mundësi të mbijetojë pa solidaritet”, ka shkruar Rama.