Shqipëria përuron urën më të lartë në rajon

Ministrja e Infrastrukturës në Shqipëri, Belinda Balluku, ka postuar disa fotografi në rrjetin social ‘Twitter’, duke bërë të ditur se sot qeveria shqiptare ka përuruar urën më të lartë në rajon, e njohur si ‘Ura e Vashës’.

Sipas njoftimit të ministres Balluku, kjo urë është e lartë 152 metra dhe e gjatë 316 metra.

“Ura e Vashës e pëfunduar, ashtu si  pjesa më e madhe e tuneleve në veprën e Rrugës së Arbërit. Sot ajo është ura më e lartë në rajon, 152m dhe e gjatë 316m, si lidhëse mes tuneleve T5 dhe T6. Në të gjithë kantieret punohet me ritme të mira”, thuhet në postimin e ministres Balluku.