Shqipëria nuk kalon në finalen e "Eurovision 2022"

Shqipëria nuk do të jetë pjesë e finales së “Eurovision 2022”.

Këngëtarja Ronela Hajati nuk është përzgjedhur për të performuar këngën e saj “Sekret” në mbrëmjen e së shtunës (14 maj).

Shtetet e tjera që janë kualifikuar mbrëmjen e sotme për në finalen e “Eurovision 2022” janë: Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia, Holanda./Telegrafi.com