Shqipëria në izolim total, nga nesër deri në mëngjesin e së hënës

Ashtu si fundjavën e kaluar, edhe këtë fundjavë të gjithë nuk do të dalin nga shtëpia.

Njoftimi bëhet nga kryeministri Edi Rama duke shkruar se lëvizja e lirë do të ndalohet nga nesër në orën 13:00 deri të hënën në 05:00.

“Nga nesër, e shtunë 13.00, deri të hënën 05.00, njësoj si fundjavën e shkuar, të gjithë në shtëpi”, shkruan Rama.

Këto masa vinë në kuadër të izolimit për shkak të koronavirusit.

Shqipëria numëron 277 persona të prekur nga koronavirusi, ndërsa 16 prej tyre kanë humbur jetën./RTK