Shqipëria mposhtet në shtëpi nga Gjeorgjia

Kombëtarja e Shqipërisë është mposhtur në shtëpi me rezultat minimal 0 – 1 nga Gjeorgjia.

Goli i Giorgi Kochorashvili në minutën e ’71-të ishte i vetmi që u shënua në këtë ndeshje të luajtur në “Air Albania” në Tiranë.

Shqipëria ka një ndeshje të fituar ndaj Ukrainës dhe 3 pikë gjithsej, duke e bërë atë të jetë në vendin e dytë të grupit të parë të Ligës B të UEFA Liga e Kombeve.