Shqipëria mposht Kosovën në FIBA 3x3 Europe Cup

Ekipi i Shqipërisë ka mposhtur Kosovën me rezultat 21:13 në kuadër të FIBA 3×3 Europe Cup Qualifer që po zhvillohet në Prishtinë.

Për Shqipërinë kjo ishte fitore e parë, ndërsa për Kosovën ishte humbja e dyta, pas humbjes kundër Azebajxhanit.

Dardanët në ndeshjet e radhës do të përballen me Qipron dhe Armeninë në kuadër të Grupit B.

FIBA 3×3 Europe Cup Qualifier do të përfundojë të dielën, me ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale, në dy konkurrencat.

Kosova pëson humbje në ndeshjen e parë në kuadër të FIBA 3×3 Europe Cup që po zhvillohet në Prishtinë