Shqipëria merr drejtimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Shqipëria sot do të marrë presidencën e Këshillit të Sigurimit në New York.

Në ceremoninë e marrjes të kësaj presidence 30 ditore do të mbajë një fjalë kryeministri Edi Rama.

Kësaj ngjarjeje historike për Shqipërinë, i ka paraprirë një takim i kryeministrit Edi Rama me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Shqipëria i është bashkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si anëtar jo i përhershëm, me ç’rast ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkë-penëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara, për çështjen e Ukrainës.

Shqipëria në Këshill ka treguar vendosmëri përkrah ShBA-ve në udhëheqjen e këshillin me disa rezoluta për Ukrainën./21Media