Shqipëria fiton një tjetër medalje olimpike
11.8.2024 - 13:07
Shqipëria ka fituar një tjetër medalje në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.
Mundësi Islam Dudaev ka fituar në finale për bronz, duke mposhtur hungarezin Meszukajev.
Dje mundësi Charmen Valiev fitoi poashtu në finale për të bronztën, që ia solli Shqipërisë medaljen e parë olimpike.
Kështu, Shqipëria mbyll Lojërat Olimpike “Parisi 2024” me dy medalje bronzi.