Policia e Shtetit- Tirane- Foto: Policia e Shtetit/Facebook

Shqipëri - Vazhdojnë dënimet e shoferëve e këmbësorëve për mosrespektim të orës policore

Policia e Shtetit po vazhdon të ndërmarrë masa dhe të gjobisë shoferë e këmbësorë për shkak të shkeljes së urdhrave për ndalim të qarkullimit.

Sipas Policisë së Shtetit në 24 orët e fundit 20 shoferë kanë shkelur urdhrin e ndalimit të qarkullimit.

Gjithashtu 111 shtetas shqiptarë janë dënuar me nga 10 mijë lekë pasi që janë takuar duke lëvizur në këmbë apo biçikletë në orën policore pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Po ashtu në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet edhe se nëntë lokale apo markete tregtare nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj tyre është ndërmarrë masa administrative.