Foto: REL/Reuters

Shqipëri, të premten arrijnë dozat e para të vaksinës AstraZeneca

Të premten, në Shqipëri, do të mbërrijnë 38 mijë e 400 dozat e para të vaksinë AstraZeneca.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili përmes një postimi në “Facebook” thekson se me ardhjen e vaksinave do të nisë menjëherë vaksinimi i mësuesve.

“LAJM I MIRË. Pasnesër mbërrijnë 38 400 DOZAT E PARA TË VAKSINËS ASTRAZENECA dhe nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve”, ka shkruar ai.

Gjatë ditës së sotme, në Shqipëri janë kryer 702 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 21,613 vaksinime.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3035 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 631 qytetarë.