Shqipëri, sot mot me diell e i ngrohtë, nesër me shi

Gjatë ditës së sotme, moti në Shqipëri do të jetë i mirë, kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare.

Gjithashtu priten edhe temperatura të ngrohta sidomos ato të mesditës.

Megjithatë, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në orët e vona të mbrëmjes sot depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme.

Në këtë mënyrë, dita e hënë do të ketë mot me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet kryesisht mesatar në pjesën më të madhe të vendit.

Në zonën e veriperëndimit dhe atë të jugut reshjet e shiut në periudha kohore të caktuara pritet të jenë me intensitet të lartë.