Foto: MI

Shqipëri, rrëshqet dheu nga reshjet, izolohen totalisht 9 fshatra

Si rezultat i reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit janë shkaktuar shembje dheu dhe gurësh në aksin Lezhë-Ungrej.

Rreth 4 km larg qendrës se fshatit Ungrej ka pësuar rëshqitje të tokës duke izoluar totalisht banorët e 9 fshatrave të kësaj Njësie Administrative, shkruan ora news.

Në atë zonë raportohet nga banorët se ka patur edhe herë të tjera rrëshqitje të tokës duke izoluar qindra banorë të këtyre fshatrave./21Media