Shqipëri, numërohen 77.4 për qind e votave, këto janë rezultatet

Është duke vazhduar numërimi i votave të zgjedhjeve të djeshme për Kuvendin e Shqipërisë.

Deri më tani (23:55), sipas Komisionit Qendror të zgjedhjeve janë numëruar votat nga 4,024 qendra votimi nga gjithsej 5,199, apo 77.4 për qind e votave.

Nga këto vota të numëruara Partia Socialiste kryeson me 575, 848 vota ose 48.72 për qind të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike “Aleanca për ndryshim” me 464,842 vota ose 39,33 për qind, Lëvizja Socialiste për Integrim që ka fituar 80,839 vota ose 6,84 për qind, dhe Partia Socialdemokrate 26,447 vota ose 2,24 për qind.

Në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri të drejtë vote kishin 3,588,869 votues dhe sipas KQZ-së në zgjedhje morën pjesë 48.2 për qind e votuesve.