Shqipëri - Nëna hidhet nga kati i dytë i maternitetit bashkë me foshnjen e sapolindur

Një ngjarje e rënë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Sarandë, raporton Top Channel.

Mësohet se një nënë është hedhur nga kati i dytë i maternitetit së bashku me fëmijën e saj të porsalindur.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, 35-vjeçarja me iniciale M. J. dhe foshnja janë transportuar në urgjencën e spitalit ku edhe po marrin ndihmën e parë.

Aktualisht, nëna së bashku me fëmijën ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Paraprakisht  dyshohet se arsyeja që ka çuar të renë të ndërmarrë aktin e rëndë është për shkaqe depresioni.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Top Channel