Shqipëri, motrat e arrestuara për rrahje e kanosje të kunatës

Është arrestuar një 45 vjeçare pasi e njëjta është zënë duke ushtruar dhunë ndaj kunatës së saj në Dibër të Shqipërisë.

Kështu ka njoftuar Policia e Shqipërisë në “Facebook”.

“Sekuestrohet nga policia arma e gjahut. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasja Sh.D, 45 vjeçe, banuese në Dibër të Madhe.Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja Z.M, 31 vjeçe, banuese në Kukës (motra e shtetases Sh.D)”, thuhet në njoftimin e forcave të rendit në Shqipëri.

Arma me të cilën është kryer kanosja, sipas policisë, kishte qenë pa plumba ndërsa tasti është dorëzuar në organet e drejtësisë për hetime të më tutjeshme.

“Arrestimi i saj u bë pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së vëllait të saj shtetases A.D 28 vjeçe banuese në Dibër. Në konflikt është përfshirë edhe shtetasja Z.M e cila ka kanosur me armë gjahu, pa fishek shtetasen A.D. Arma e gjahut, në momentin e sekuestrimit rezultoi pa fishek. Arma është me leje dhe në pronësi të babait të dy motrave. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë në Dibër për hetime të mëtejshme”, thuhet në fund të njoftimit.