Ilustrim

Shqipëri: Ministria e Shëndetësisë konfirmon viktimën e 12 nga koronavirusi

Një tjetër person ka humbur jetën si pasojë e pandemisë së koronavirusit, duke e çuar në 12 numrin e viktimave nga kjo pandemic në Shqipëri, raporton A2. 

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se mbrëmjen e së hënës ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv pacientja 82-vjeçare L. M., nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19.

E moshuara po trajtohej prej 5 ditësh në spitalin infektiv, ndërsa në dy ditët e fundit gjendja e 82-vjeçares u rëndua së tepërmi dhe pavarësisht përpjekjes së stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë.

82-vjeçarja që vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese: Astma Bronkiale, Hipertension, Podagra (sëmundje reumatismale) është viktima e 12 e COVID-19 në Shqipëri.